E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama nxjerr pamjet: Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër

Ka përfunduar Loti 2 i aksit rrugor Elbasan–Papër, një segment i rëndësishëm i infrastrukturës rrugore në këtë zonë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamje nga aksi i përfunduar.

“Mirëmëngjes dhe me Lotin 2 të përfunduar të aksit Elbasan–Papër, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Aksi Elbasan–Papër është pjesë e projekteve infrastrukturore të lidhura me Korridorin VIII, ndërsa paralelisht janë zhvilluar edhe segmentet Papër–Ura e Grykshit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›