E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”.

Një automjet tip “BYD” me drejtues një 47-vjeçar,  ka goditur një këmbësore 65 vjeçare, Bajame Çekrezi.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›