E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama prezanton skuadrën fituese të Vlorës për Shqipërinë 2030 në BE

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Vlorë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së këtij qarku, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Vlorës mori nëntë deputetë, gjashtë prej të cilëve bëhen pjesë për herë të parë e Kuvendit të Shqipërisë.

Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste po zhvillon në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Qarku Vlorë

Bledi Çuçi, mandati i tretë

Pirro Vengu, mandati i parë

Zamira Sinaj, mandati i parë

Vasil Llajo, mandati i parë

Erjona Ismaili, mandati i parë

Damian Gjiknuri, mandati i pestë

Vullnet Sinaj, mandati i tretë

Ardit Bido, mandati i parë

Brunilda Mersini, mandati i parë

/m.m//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›