E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pritet me ceremoni shtetërore nga kryetari i Parlamentit të Izraelit

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u mikprit sot, gjatë vizitës së tij në Izrael, nga kryetari i Knessetit (Parlamentit të Izraelit) Amir Ohana në Knesset Plaza me një ceremoni të posaçme, ku u luajtën himnet kombëtare të vendeve dhe delegacionet u përshëndetën nga rojet e nderit.

Më pas, kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama, bëri homazhe në Monumentin e ushtarëve të rënë dhe në Monumentin e viktimave të terrorit, dy monumente me vlera dhe domethënie të veçantë për popullin e Izraelit,  si dhe la shënimin e tij në Librin e përshtypjeve në Hollin Shagal.

“Nuk mund të mendoj një nder më të madh dhe një bekim më domethënës sesa të lë këtë shënim në këtë faqe, si një mysafir i veçantë në këtë shtëpi legjendare. Faleminderit!” – shkroi Kryeministri Rama.

Ceremonia i parapriu takimit të Kryeministrit Rama me kryetarin e Knessetit  Amir Ohana, që më pas do të vijojë me adresimin e Kryeministrit Rama në Knesset, sipas një protokolli të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Ndërsa, Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›