E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama publikon fotot: Vlora sot në zemër të Giro d’Italia

TIRANË, 11 maj/ATSH/ “Giro d’Italia” pritet të përfundojë sot etapën e tretë në Vlorë, ndërsa edicioni i 108-të i turit nisi nga Durrësi më 9 maj, për të përfunduar pas 21 etapash në Romë, të dielën e 1 qershorit.

Kjo është hera e parë në histori që turi çiklistik prestigjioz zhvilloi tri etapat e para në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama postoi sot në rrjetet sociale foto nga Vlora, ku dallohet interesimi i qytetarëve për të ndjekur garën, ndërsa atmosfera duket festive.

“Vlora sot në zemër të Giro d’Italia”, shkruan Rama.

Etapa e tretë nisi rreth orës 13:15, nga Lungomare me nxehjen dhe pedalimin e ekipeve, ndërsa KM 0 ishte në rrugën “Demokracia”, nga ku nisi gara. Sportistët vijuan itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparoit, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogorasë drejt Orikumit, e nëpërmjet rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në rrugën “Sadik Zotaj”.

1 nga 10

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›