KQZ: Deri në orën 16:00 kanë votuar 36,48% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 16:00 pjesëmarrja në votime është 36,48%.
Sipas KQZ-së është raportuar nga 3281 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar 804274 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 44,96%. Pas Dibrës, qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është qarku i Tiranës me 40,72%.
Në qarkun e Kukësit deri tani kanë votuar 41,8% e zgjedhësve. Pas Kukësit renditet qarku i Fierit me 38,69%, më pas renditet qarku i Elbasanit me 37,51% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.
Në qarkun e Korçës deri në orën 16:00 kanë votuar 36,69% e votuesve, më pas vjen qarku i Kukësit, me 36,17%.
Në qarkun e Beratit kanë votuar deri në orën 16:00, 35,57% e zgjedhësve, më pas renditet qarku i Durrësit me 35,01 %.
Tre qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në zgjedhje janë Gjirokastra me 33,34%, më pas qarku Shkodër me 31,98% si dhe qarku i Vlorës ku pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 26,19% të zgjedhësve.

/m.m/r.e/j.p/