E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e fermerëve, bllokohet nesër për 3 orë aksi Kakavijë-Janinë

Ditën e nesërme përgjatë tre orëve, aksi rrugor Kakavijë-Janinë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë i bllokuar.

Policia kufitare e Kakavijës ka bërë me dije se për shkak të protestave që do të zhvillojë fermerët grekë, aksi rrugor i sipërpërmendur do të jetë i bllokuar nga ora 19:00 deri në 22:00.

Vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore do të lejohen të kalojnë në këtë aks.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

“Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 03.01.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›