E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon pamjet: Shkolla “Ibrahim Hima” në Prush transformohet me kushte moderne për nxënësit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i shkollës “Ibrahim Hima” në fshatin Prush të Tiranës, duke e cilësuar atë një investim të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve në arsim.

Sipas tij, institucioni është rindërtuar me hapësira të reja arsimore, klasa moderne dhe ambiente të ngrohta, duke u ofruar nxënësve mundësinë të mësojnë në një mjedis dinjitoz dhe bashkëkohor.

“Skolla e re “Ibrahim Hima” në fshatin Prush të Tiranës, e rilindur me hapësira të reja arsimore, klasa moderne, ambiente të ngrohta, investim që iu siguron nxënësve të mësojnë në një mjedis dinjitoz”, ka shkruar kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›