E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon pamjet nga Ura e re e Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se projekti po merr formë gradualisht dhe se investimi synon të lehtësojë lëvizjen e automjeteve në hyrje të qytetit.

“Mirëmëngjes dhe me Urën e Re të Bahçallëkut që po merr formë hap pas hapi, një investim që do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të Shkodrës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›