E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon pamjet nga stadiumi i ngritur për koncertin e Kanye West: Do ta kthejë Tiranën në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet për ngritjen e stadiumit të posaçëm ku do të mbahet koncerti i artistit Kanye West në Tiranë, më 11 korrik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga përgatitjet, duke e cilësuar eventin si një nga koncertet më të mëdha të zhvilluara në vend.

“MMIRËMËNGJES ????
dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë????”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›