E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon video nga aksioni kundër ndërtimeve pa leje: “S’ka pushim, në çdo rrugë e lagje!”

Një aksion masiv për pastrimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po vijon prej muajsh në të gjithë vendin, me qëllim rikthimin e trotuareve dhe hapësirave të përbashkëta për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një tjetër video në rrjetin social Facebook, ku pasqyrohet vijimi i operacionit për prishjen e ndërtimeve në kundërshtim me ligjin, të cilat — sipas tij — “cënojnë hapësirat publike dhe përbashkëta”.

“S’ka pushim jo, në çdo rrugë e lagje dhe deri në fund!”, shkruan Rama krahas pamjeve ku forcat e inspektimit ndërhyjnë për të shembur ndërtimet pa leje.

Ndërkohë, sipas qeverisë, shumë biznese janë mobilizuar vullnetarisht, duke larguar vetë ndërtimet e paligjshme, shtesat apo strukturat e ngritura mbi trotuare dhe zona publike.

Aksioni pritet të vijojë në të gjithë territorin, si pjesë e nismës për rikthimin e rendit urban dhe garantimin e hapësirës për qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›