E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama reagon për tragjedinë në Durrës: I tronditur nga humbja e dy fëmijëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Erevani i Armenisë, ku ndodhet për samitin e Komunitetit Politik Europian, pas aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës.

Përmes një mesazhi publik, Rama shpreh tronditjen për humbjen e jetës së dy fëmijëve dhe bën me dije se është informuar për ngjarjen e rëndë gjatë udhëtimit.

Kreu i qeverisë u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe ka kërkuar forcë për prindërit që po përballen me këtë dhimbje të madhe.

Ai gjithashtu uroi shërim sa më të shpejtë për fëmijën tjetër që ndodhet në spital në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e sotme në Durrës, ku tre fëmijë që po luanin në trotuar u përplasën nga një automjet. Si pasojë, dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa i treti po lufton për jetën në spital.

Kryeministri Rama i bashkohet ngushëllimeve për humbjen e dy të

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›