E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim me ekspertë të financave: Vitin e ardhshëm nis zbatimi i “Paqes Fiskale”

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar në ambjentet e kryeministrisë një takim me ekspertë të financave, me fokus mbi prioritetet kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Sipas kreut të qeverisë, nëse “Paqja Fiskale”, e cila do të nisë zbatimin vitin e ardhshëm, konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por besoj do të mund të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit.

“Është shumë e rëndësishme që “Paqja Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Unë kam shumë besim që nëse “Paqja Fiskale” konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por besoj do të mund të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që pika kyçe mbetet rritja e performancës në tërësi dhe ulja e informalitetit”, është shprehur kryeministri Rama.

Ndërkohë, ministri i Financave, Petrit Malaj tha ndër të tjera se,

“Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz. Përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale dhe monetare, reformave strukturore të thella dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”.

https://www.facebook.com/share/v/17UW9vMn8c/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›