E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonila Bejtja ikën nga Gjykata Kushtetuese, pritet hapja e garës nga Presidenti

Gjykata Kushtetuese  ka shpallur ditën e sotme mbarimin e mandatit të anëtares Sonila Bejtja, në datën 25.04.2025. Pas konstatimit të Kushtetuese, vendimi i përcillet presidenti Bajram Begaj, i cili pritet të hapë garën për plotësimin e vakancës.

E vënë në lëvizje nga një kërkesë e presidentit Bajram Begaj për rastin e mandatit të anëtares Sonila Bejtja, me shumicë votash, gjykata vendosi më 16 tetor t’i japë përparësi parimit të ripërtëritjes së trupës së saj, çdo tre vjet me nga 3 anëtarë. Për këtë arsye, ajo vendosi që “fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson”.

Kështu, gjykata interpretoi se konkretisht 3 gjyqtarët që zëvendësohen në vitin 2025 janë: Holta Zaçaj, Elsa Toska dhe Sonila Bejtja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›