E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama takim me strukturat e PS në njësinë 5 në Tiranë, prezantohet Erion Braçe pas largimit nga Lushnja

Kryeministri Rama  zhvilloi një takim me strukturat e PS në njësinë numër 5 në kryeqytet.

Në takim është prezantuar Erion Braçe, të cilit pasi u largua nga Lushnja i është deleguar kjo njësi për fushatën e 11 majit. Takimi  u mbajt tek Art Turbina.

Gjithashtu kreu i qeverisë pritet të mbajë një takim me të deleguarit e qarkut Tiranë. Takimi do të mbahet rreth orës 18:00.

Në fokus të mbledhjes është angazhimi maksimal i strukturave të PS për zgjedhjet e 11 majit.

Tirana është qarku që prodhon më shumë mandate, konkretisht 37. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›