E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim në Doha me Kryeministrin e Katarit: Bisedime për disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim zyrtar në Doha me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Në një postim në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi i zhvilluar në rezidencën e homologut të tij, Rama shkruan se bisedimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në projekte të rëndësishme për Shqipërinë.

“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Në këtë vizitë në Doha, numri një i qeverisë shoqërohet edhe nga Ministri i Financave, Petrit Malaj si edhe ngaMministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›