E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama takon Perez: Sjellim në Shqipëri Universitetin e Sporteve të “Real Madridit”

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me presidentin e “Realit të Madridit”, Florentino Perez, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Në fokus të këtij takimi ishte sjellja në Shqipëri e shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll.

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll”, shkruan Rama sot në rrjetet sociale.

Aktualisht, Durrësi po shndërrohet në destinacion të një kompleksi akademish sportive ndërkombëtare, ku po ngrihet infrastruktura e nevojshme për Akademinë e Manchester City-t, si dhe Akademinë e Tenisit të Rafael Nadal.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›