Rama uron besimtarët e krishterë: Për shumë vjet Pashkët

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët.
Kryeministri zgjodhi të përcjellë mesazhin e tij të urimit me foton e një fëmijë që mban një qiri në dorë.
“Për shumë vjet Pashkët”, shkroi Rama.
Besimtarët e krishterë – katolikë, ortodoksë e ungjillorë – kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit.
/a.f/