Rama vizitë dy ditore në Itali, pritet të takohet me Melonin

Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Italisë pasditen e kësaj të martë.
Kreu i qeverisë pritet që të takohet me homologen e tij, Giorgia Meloni, gjatë së mërkurës. Ndërkohë, këtë të martë ai do të zhvillojë një takim me Presidentin e Senatit, Ignazio La Russa.
Nuk dihet ende qëllimi i vizitës së kryeministrit drejt Italisë dhe se cili do të jetë fokusi i diskutimeve me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
Kjo e fundit vizitoi Shqipërinë gjatë muajit gusht, me ftesë të kryesocialistit Rama, ku u shfaq duke pushuar në Vlorë.