Rama ndan pamje nga takimi me Princin e Arabisë Saudite: Vitin e ardhshëm, në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale imazhe nga takimi i zhvilluar në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite.
Kreu i qeverisë ka bërë të ditur se biseda është përqendruar në ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe në planifikimin e vizitës së Princit të Kurorës vitin e ardhshëm në Shqipëri.
“Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, ka shkruar kryeministri Rama.
