E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama viziton Malin Athos, qëndron në Manastirin e Shenjtë të Vatopedit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të mërkurën një vizitë në Malin e Athonit dhe Manastirin e Madh të Shenjtë të Vatopedit.

Rama mbërriti herët në mëngjes në portin e Dafnës, ku zhvilloi një takim me Guvernatorin Politik të Malit Athos, Alkiviadis Stefanis.

Më pas, ai vizitoi edhe Manastirin e Shenjtë të Madh të Vatopedhit, ku u prit nga Igumeni, Geronda Efrem Vatopedhinos, dhe vëllazëria e manastirit.

Gjatë vizitës, Rama shprehu admirimin për arkitekturën e manastirit dhe veprat e artit që ndodhen në të.

Rama, duke shprehur këndvështrimin e tij artistik, deklaroi se ishte i impresionuar nga arkitektura e manastirit, si edhe nga pikturat, duke shprehur admirimin e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›