E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama viziton Nova Site në Izrael: Një vend që kumbon pa fjalë

TIRANÊ, 25 janar/ATSH/- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ka nisur vizitën zyrtare në Izrael. Rama bën të ditur në rrjetet sociale se ndalesa e parë është Nova Site, një vend simbolik i kthyer në hapësirë reflektimi pas ngjarjeve tragjike nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Ai thekson se humbjet e rënda janë shndërruar në një simbol të kujtesës,  domethënies së jetës, urrejtjes dhe çmimit të paqes. “Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë. Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes“, shkruan Kreu i Ekzekutivit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›