E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti: Mojtaba Khamenei i shtruar në spital në gjendje të rëndë, i paaftë të kryejë detyrat

Mojtaba Khamenei, një nga figurat kyçe iraniane pas vrasjes së Ali Khameneit, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja, ndërsa po trajtohet në qytetin e Komit. Lajmi është publikuar nga gazeta britanike The Times.

Sipas gazetës, Khamenei nuk është aktualisht në gjendje të ushtrojë detyrat e tij apo të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse të regjimit iranian.

Ky është raportimi i parë që jep detaje konkrete mbi vendndodhjen e tij që nga fillimi i konfliktit, ndërkohë që besohet se ai mund të jetë plagosur gjatë sulmeve fillestare të 28 shkurtit.

I njëjti dokument zbulon gjithashtu se tashmë janë bërë përgatitjet për varrimin e babait të tij dhe ish-udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, në qytetin e Qomit, pas vrasjes së tij në sulmet e para të luftës.

Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këto informacione./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›