E Premte, 6 Nëntor 2026

“Raporti i BE tregon përparimin e negociatave”/ Rama: E kemi vetë në dorë fatin europian të Shqipërisë

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule12:07 - 5 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se progres raporti i BE për Shqipërinë, tregon përparimin e negociatave të vendit tonë, me unionin.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Rama u shpreh se sipas raportit, tanimë Shqipëria e ka vetë në dorë fatin e saj europian.

Kreu i qeverisë nënvizoi se janë kryer përparime në disa fusha.

“E nderuar amabsadore e BE në Shqipëri, e dashur Sofia, mirëseerdhët sot me raportin më të mirë të progresit që Shqipëria ka marrë në dorë ndonjëherë, çka tregon edhe këmbën tuaj të mbarë. Rrëfimi i rrugëtimit europian të Shqipërisë, është përcaktuar nga çfarë ne prisnim të ndodhte. Ky raport i publikuar dje nga KE, përcakton një rrëfim të ri, jo mbi atë që presim të ndodhë, por për hapat që duhet të hedhim. Fati europian i Shqipërisë është në duart tona, sot është ky lajmi i raportit.

Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave në BE. Ky kilometër ka 1000 metra për të përshkruar. Raporti tregon se krahasuar me një vit më parë, niveli i gatishmërisë së Shqipërisë është rritur dukshëm, evidenton përparim në disa fusha. KE vlerëson një progres të mirë të pushtetit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe SPAK ka dëshmuar pavarësi dhe të japë rezultate në misionin e tij”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›