E Martë, 3 Nëntor 2026

Raporti për Shqipërinë, Balla: Jemi në krye të Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Parlamenti Europian miratoi sot me 502 vota nga 686 prezentë në sallë, Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla shprehu mirënjohje për grupet e mëdha politike në PE dhe Komisionin Europian për mbështetjen e qartë të anëtarësimit të Shqipërisë brenda kësaj dekade në BE.

“Kryefjala e raportit të këtij viti është fakti se Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces”, theksoi Balla.

Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit me datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

PE miraton raportin, vlerësohet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE-së

1 nga 2

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›