Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion kundër një grupi kriminal të dyshuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve duke vënë në pranga 5 persona.
Gjatë aksionit janë zbuluar dhe konfiskuar 37 kilogramë heroinë, të cilat ishin të ndara në 62 paketime. Vlera e drogës në treg vlerësohet të kalojë 500 mijë euro.
Të arrestuarit dyshohen se ishin të përfshirë në një rrjet të organizuar kriminal që merrej me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve rëndojnë disa vepra penale që lidhen me blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.