Reagim për të dhëna të pasakta, hiqet ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

PRISHTINË, 28 mars/ATSH/ Ekipet e kryeqytetit kanë nisur të heqin tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. Një ditë më parë janë vërejtur pasaktësi në përmbajtjet e këtyre të dhënave.
Heqja e eskpozitës ndodhi pasi Komuna e Prishtinës hoqi lejen për vendosjen e ekspozitës në shesh, që erdhi si reagim qytetar për shkak të të dhënave të pasakta për masakrat në Kosovë.
Qytetarë dhe ish të burgosur reaguan për numrin më të vogël të të vrarëve në Krushe dhe Prekaz, si dhe për tekstin ku thuhet se 45 të burgosur shqiptarë të vrarë në Burgun e Dobravës, ishin të armatosur. /Kosovapress/