Reagon Lamallari për ngjarjen në Zvërnec: Sjellje e papranueshme dhe skandaloze e rojeve private! Të hetohet dhe kompania e tyre

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ashpër lidhur me incidentin e ndodhur ditën e djeshme, më 30 maj, në Zvërnec, ku gjatë protestës kundër projektit në zonë, një punonjës i shoqërisë private të sigurisë goditi me grusht një protestues.
Në një postim në rrjetet sociale, Lamallari e cilësoi ngjarjen si të papranueshme, duke theksuar se, “Edhe pse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt. Sjellja e tyre ishte skandaloze dhe e papranueshme. Jo vetëm individët duhet të ndiqen penalisht, por edhe kompania e tyre duhet të hetohet administrativisht për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar.”
Ministri sqaroi se projekti i Zvërnecit lidhet me një pronë tërësisht private, e regjistruar në hipotekë vite më parë, duke theksuar se qeveria shqiptare nuk ka falur tokë dhe nuk ka tokë për të falur.
“Projekti i Zvërnecit lidhet me një tokë tërësisht private dhe qeveria shqiptare as ka falur tokë, as ka tokë për të falur – jo vetëm sepse ne nuk i kemi falur ndonjëherë tokë askujt, po edhe sepse në këtë rast ajo pronë u është kthyer pronarëve dhe është regjistruar në hipotekë, vite përpara sesa ne të vinim në qeveri.”
Lamallari shprehet se edhe pse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt.
Po ashtu ai thotë se nuk duhen ndjekur penalisht vetëm rojet private që ushtruan dhunë ndaj protestuesit, por sipas tij duhet edhe “hetim administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar” për kompaninë e sigurisë për të cilën ata punojnë.
“Po nëse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur.
Lamallari përshëndeti reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit
“E përshëndes pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja e rojeve private, por edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend.”
Ai paralajmëroi se çdo devijim nga parimet e rendit ligjor do të goditet.
“Uniformat blu duhet të jenë garante të rendit ligjor dhe të besimit të qytetarëve. Çdo devijim nga këto parime do të goditet përmes bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave drejtuese të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.”
Madje ministri shton se kjo kompani duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur.
“Po nëse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur. Shqipëria nuk do të pranojë e as do të tolerojë ndonjëherë cënimin e sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve. Dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme dhe do të trajtohet me masa të menjëhershme.” shkruan ai.
/rtsh.al/