Reali fiton dhe dëfrehet, Espanyol dhe Kumbulla dorëzohen pa kushte në “Bernabeu”

Real Madrid mundi me përmbysje 4-1 Espanjolin e Marash Kumbullës në javën e gjashtë të kampionatit spanjoll.
Pavarësisht një iluzioni të vogël kur katalanasit kaluan në avantazh, në tërësi diferenca të mëdha mes dy skuadrave dhe shumë vuajtje për Kumbullën dhe mbrojtësit e tjerë të Espanjol përballë Mbape me shokë.
Pjesa e parë ishte një monolog i tillë, por megjithë rastet e vendasve, portieri mik Johan Garsia e ruajti portën e paprekur.
Në të dytën një gabim i portierit belg Kurtua bëri që Espanjol të kalonte në avantazh. Pësimi i golit vetëm sa e tërboi më shumë Realin që falë treshes Mbappe, Rodrigo dhe Vinisius rivendosi shpejt qetësinë në Bernabeu.
Fillimisht pas një aksioni nga e majta, gardiani i katalanasve u detyrua të gabonte dhe Karvahal e shtyu topin në rrjetë.
Pastaj kombinimi i mrekullueshëm mes dy brazilianëve të Realit Vinisius dhe Rodrigo bëri që ky i fundit të përmbyste shifrat.
Tre minuta më vonë ishte radha e Mbappe që ti jepte mundësi Vinisius që t’i çonte shifrat në 3 me 1.
Në fund talenti tjetër nga vendi i Sambas, Endrik fitoi një penallti e cila u kthye në gol nga Mbappe.
4 me 1 për Realin dhe asnjë keqardhje për Kumbullën me shokë përballë një ekipi kaq të fortë. Vendi i dytë për Realin, me 14 pikë në 6 takime në pritje të ndeshjes së Barcelonës e cila kryeson me pikë të plota 15, po që mund ta riçojë në 4 pikë diferencën nga Reali.