E Diel, 1 Nëntor 2026

Reanimacioni i QSUT pa drita, Drejtori i Shërbimeve: Gjeneratorët u aktivizuan, paneli i njërës prej godinave pësoi avari, në pak minuta erdhi linja kryesore

Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse në QSUT, Erjon Ngjelo ka sqaruar në një deklaratë për media se mbrëmjen e ditës së hënës (19 janar) u evidentuan problematika në furnizimin me energji elektrike, si pasojë e një avarie teknike të shkaktuar nga një defekt madhor në linjën e tensionit të lartë, jashtë territorit të QSUT.

Ngjela sqaroi se gjeneratorët u aktivizuan, por paneli i godinës A1 pësoi një avari, e cila u rregullua pas pak minutash nga teknikët e gatishmërisë së OSHEE-së. Ai theksoi se në asnjë moment nuk u cenua siguria e pacientëve.

“Ditën e hënë, rreth orës 20:20 për shkak të një avarie në linjën e tensionit të lartë 110 kilovolt të nënstacionit Traktora, nga e cila furnizohet dhe QSUT, patëm një ndërprerje të energjisë elektrike.

Të gjithë gjeneratorët që furnizojnë godinën spitalore u aktivizuan dhe nuk pati probleme në godina. Dhe gjeneratori i godinës A1 u ndez por paneli i kësaj godine detektoi një avari. Si pasojë e kësaj avarie nuk u bë i mundur transmetimi i energjisë në godinë.

Menjëherë teknikët e gatishmërisë që po merreshin me riparimin e problemit, njoftuan operatorin e shpërndarjes së energjisë për të futur linjën e dytë e cila furnizon QSUT-në.  Edhe kjo linjë erdhi me parametrat teknikë jo të duhur.

Përsëri u komunikua me operatorin e shpërndarjes për të futur linjën kryesore. Në pak minuta pasi erdhi linja kryesore teknikët e gatishmërisë rikthyen në gjendje pune të gjithë sistemin. I vetmi problem që kishte në godinën A1 ishte mungesa e ndriçimit, por duhet theksuar se të gjitha pajisjet jetëshpëtuese që ndodhen në reanimacionin qendror ka funksionuar sistemi i tyre i back-upit dhe në ansjë moment nuk është cenuar siguria e pacientit.”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›