E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Vezhguesit vendoreTe votohet me laps elektronik

Te tjera rreth shkrimit Dokumenti-14 propozimet e Koalicionit TIRANE ndash Vezhguesit vendore ne nje leter te hapur drejtuar komisonit kuvendor per reformen zgjedhore propozojne ndryshimin e sistemit zgjedhor ne Shqiperi.
Shoqata per Kulture Demokratike shoqata KRIIK Albania dhe Shoqata per Grate dhe Femijet kerkojne ndryshimin e sistemit ne sistem proporcional kombetar me lista te hapura.Sipas tyre me sistemin aktual nuk respektohet parimi i paritetit te votes.
Sistemi aktual zgjedhor dhe sidomos formulat e DHondt e Sainte-Lague deformojne vullnetin dhe leximin e votes se qytetareve duke forcuar padrejtesisht partite me te medha brenda koalicioneve dhe mos marre parasysh nje numer votash te konsiderueshme te partive me te vogla thone vezhugesit vendore.
Gjithashtu tre shoqatat mes 14 pikave propozojne identifikimi i zgjedhesve nepermjet makinave lexuese te cipit elektronik qe ndodhet ne kartat e identitetit apo ne pasaportat biometrike. Ata pohojne se kjo teknologji mundeson votimin e emigranteve si dhe te qytetareve qe kane te ndryshem vendin e banimit nga vendi ku ka te rregjistruar gjendjen civile.
Ne vazhden e diskutimeve per futjen e teknologjive te reja Koalicioni propozon futjen e teknologjise se lapsit elektronik me te cilin mund te behet i mundur dhenia e rezultatit paraprak menjehere pas mbylljes se qendres se votimit. Ky proces votimi bazohet ne teknologjine e zhvilluar nga nje kompani Suedeze Anoto Group e cila ka bere nje kombinim te nje stilolapsi te zakonshem me nje kamera dixhitale.
Sistemi ben te mundur qe ne momentin e votimit nga qytetari stilolapsi ne saj te pixel-ave ne fleten e votimit te cilat jane letra speciale dixhitale arrin te lexoje dhe memorizoje se per ke subjekt eshte kjo vote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›