Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Duhet vullnet politik për të pasur sukses, por se shoh nga mazhoranca

Deputeti i PD dhe bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha se nevojitet vullnet real politik për të arritur një reformë zgjedhore dhe territoriale efektive dhe që të ketë sukses.
“Ne kemi dy komisione për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, të cilat në një mënyrë ose tjetër janë të lidhura shumë ngushtë me njëri-tjetrin. Ato dy komisione mund të funksionojnë vetëm nëse këtu ka vullnet politik për t’i bërë gjërat si duhet”, tha Bylykbashi.
Sipas tij reforma zgjedhore është e dështuar që nga fillimi, pasi nuk sheh bashkëpunim dhe dialog nga ana e mazhorancës. Bylykbashit kujtoi rastin e vitit 2020, kur ndryshimet zgjedhore u morën me konsensus, por më pas, shtoi ai, u përdorën sipas qejfit politik të mazhorancës.
“Ajo që planifikoni sot me Avokatin e Popullit është një përsëritje e asaj që bëhet në vitin 2020, kur pas mbështetjes së opozitës për të firmosur një draft konsensual për ndryshimet në kodin zgjedhor, ndryshimet u përdorën më pas sipas qejfit tuaj. Sot kemi këtë hibrid të shëmtuar që ekziston në Kushtetutë dhe ligj. Askush nga ju nuk ulet për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Ju masakruat zgjedhjet duke përdorur të gjitha institucionet e shtetit, nga KQZ-ja te gjykatat, dhe sot po provoni se kjo reformë zgjedhore ka qenë e dështuar që nga fillimi”, tha Bylykbashi.
/rtsh.al/