E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhet sot drejtuesi i ri i SPAK

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë ditën e sotme mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Në garë janë katër kandidatë: Adnand Xholi, Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho.

Të katër kandidatët, të cilët aspirojnë për drejtimin e prokurorisë së posaçme do të shpalosin përpara anëtarëve të KLP-së platformat e tyre. Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së kandidatit apo kandidates etj.

Drejtuesit aktual të SPAK, Altin Dumanit i mbaron mandati trevjeçar më 16 dhjetor.

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›