Rehabilitimi i sistemit të kullimit – Në zonën e Nën Shkodrës po ndërhyhet për pastrimin e kanaleve kryesore

Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të kullimit është kthyer në një ndër prioritetet kryesore për parandalimin e përmbytjeve dhe rritjen e rendimentit bujqësor në zonën e Nënshkodrës. Aktualisht, nga strukturat e Bashkisë, me mbështetjen e bordit të Kullimit, po punohet për pastrimin e një prej kanaleve kryesore kulluese të zonës.
“Është kanali i 5 me gjatësi rreth 9700 metra dhe po punojmë dhe me kanalet e 2 dhe 3”, u shpreh Muhamet Muca, Përgjegjës i Shërbimit Bujqësor, Bashkia Shkodër.
Banorët e zonës e vlerësojnë punën që po bëhet për sistemin kulluese, ndërsa theksojnë se po aq e rëndësishme është edhe rehabilitimi i rrjetit vaditës si dhe ndërgjegjësimi i komunitetit për mirëmbajtjen e kanaleve dhe shmangien e ndotjes apo bllokimit të tyre
Gjatë dy viteve të fundit, vetëm në njësinë administrative të Berdicë është ndërhyrë për pastrimin e mbi 25 mijë metrave linearë kanale kulluese, një investim që synon përmirësimin e menaxhimit të ujërave dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bujqësisë në këtë zone
Gazetar: A. Hoti
/rtsh.al/