E Martë, 3 Nëntor 2026

Rekord votash nga diaspora, mbërrijnë 25 mijë vetëm në 24 orët e fundit

Sot shënohet rekordi i votave të mbërritura nga diaspora, rreth 25 mijë. Numri total i votave aktualisht në KQZ është 96,304. Vijon të mos ketë përmirësim numri i zgjedhësve që akoma nuk e kanë marrë pakon nga posta, i cili është 29,358.

Rritje e ndjeshme po shënohet nga Greqia, e cila kapi 10,187 vota, duke u ngritur kështu në vend të tretë, pas votave të ardhura nga Italia dhe Gjermania. Këto janë vetëm 1/6 e zarfeve që priten nga shteti helen.

Për qarkun Tiranë kanë mbërritur mbi 22 mijë vota, rreth 14 mijë për Durrësin dhe 10 mijë për Fierin.

Shifrat: 245,935, zarfe të dërguara 216,577 zarfe të marra nga zgjedhësit 96,304 zarfe të mbërritura në KQZ Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas shteteve: Itali- 44,301 Gjermani- 14,500 Greqi- 10,187 Shtetet e Bashkuara te Amerikës- 8,881 Mbretëria e Bashkuar-  7,582 Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve Tiranë- 22,691 Durrës- 13,820 Fier- 10,508 Elbasan- 9,513 Shkodër- 6,607 Korçë- 6,241 Lezhë- 6,009 Vlorë- 5,917 Berat- 5,886 Dibër-  4,865 Gjirokastër- 2,385 Kukës- 1,862

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›