Renditja e FIFA-s/ Shqipëria humbet një pozicion, Kosova ngjitet në klasifikim! Franca merr kreun

Pas ndeshjeve të fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026, është publikuar ditën e sotme renditja e re e FIFA-s.
Pas ndeshjeve të marsit, Shqipëria ka humbur një pozicion në krahasim me renditjen e kaluar dhe ka zbritur në vendin e 64-t në klasifikim.
Ndërkohë Kosova ka fituar një pozicion dhe tashmë “dardanët” zënë vendin e 78-të në renditje.
Pas fitores përballë Kolumbisë, Franca është ngjitur në vendin e parë në renditje, ndërsa Spanja ka zbritur në vendin e dytë dhe Argjentina në vendin e tretë.