Rëndohet bilanci i tragjedisë në Crans-Montana, vdes 18-vjeçari, numri i viktimave arrin në 41

Bilanci i tragjedisë në Crans-Montana është rënduar sërish, duke e çuar numrin total të viktimave në 41.
Zyra e Prokurorit Publik në Zvicër njoftoi se një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Sipas agjencisë zvicerane të lajmeve, ATS, viktima është një shtetas zviceran i moshës 18-vjeçare.
I riu ishte transportuar për mjekim të specializuar në një spital në Cyrih, por fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e shtunë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Krahas rritjes së numrit të viktimave, autoritetet konfirmojnë se numri i personave të plagosur nga kjo ngjarje mbetet 115, shumë prej të cilëve po marrin ende trajtim mjekësor.
/rtsh.al/