E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Republikanët ndoqën strategji të gabuar”/ Mile: Ekspozuan pikën e tyre të dobët, papëlqyeshmërinë në rritje ndaj Trump

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule13:42 - 4 Nëntor, 2026

Pedagogu Klementin Mile thotë se arsyeja e humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ishte ulja e pëlqyeshmërisë së presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mile u shpreh se republikanët ndoqën strategji të gabuar, teksa Trump, edhe pse kishte ulje të pëlqyeshmërisë, ishte i dukshëm në fushatën e kandidatëve.

“Korrupsioni, inflacioni, çmimi i karburanteve, shëndetësia, lidershipi qeveritar, lufta në Iran, krimi dhe tekonologjia. Në të gjitha këto çështje, kur bëheshin sondazhet, republikanët kryesonin vetëm për menaxhimin e krimit. Papëlqyeshmëria e Trump shkonte gjithmonë e më shumë në rritje. Perceptimi i opinionit publik është i rëndësishëm në zgjedhje. Pashë strategji të gabuar. Je Trump dhe shikon që pëlqyeshmëria jote po bie, çfarë bën ti? Ti do duhet të jesh më pak i dukshëm në fushatën e kandidatëve të tu.

Por premisa e tij ishte, ne republikanët ndoshta po dalim keq, sepse unë nuk jam në fletën e votimit. Për mendimin tim, është strategjia e gabuar e ndjekur. Republikanët ekspozuan pikën e dytë të dobët, pëlqyeshmëria në ulje e Trump”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›