Eric Wendt: SHBA ka investuar mbi 40 milionë dollarë për mbrojtjen e Shqipërisë ndaj sulmeve kibernetike nga qeveri të huaja

schedule13:57 - 4 Nëntor, 2026
Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt mori pjesën në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë
Wendt deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga qeveri të huaja.
Ndër të tjera, ambasadori Wendt vuri në pah përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext.
“Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga qeveri të huaja. Në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, Ambasadori Eric Wendt vuri në pah përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

