E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje dëbore dhe ngrica në bashkinë Korçë

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Temperaturat dhe ngricat kanë përfshirë të gjithë territorin e bashkisë së Korçës, si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë orëve të fundit.

Megjithatë, qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Kryebashkiaku Filo tha se, punonjësit e bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit dhe është kryer kriposja e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative.

Gjithashtu është ndërhyrë për hapjen e rrugëve në zonat malore, ku janë evidentuar problematika më të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave.

Bashkia Korçë u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, në këto kohë temperaturash të ulëta dhe ngricash.

Ndërkohë prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, tha se, si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të larta gjatë muajit janar, është dëmtuar argjinatura e lumit Devoll, duke lejuar depërtimin e ujit në tokën bujqësore të fushës së Maliqit.

Forcat dhe mjetet e Bashkisë Maliq, në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Korçë, po vijojnë punimet për mbylljen e çarjes.

Institucioni i prefektit ka dërguar kërkesat për mbështetje me mjete vetëshkarkuese, të cilat do të vihen në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, për të mundësuar mbylljen e çarjes në kohë sa më të shpejtë. e.r/j.p/

1 nga 8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›