IGJEO: Rrezik i shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) informoi sot si rezultat i reshjeve të rëna lumi Drin-Buna dhe liqeni i Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.
Sipas IGJEO-së sot dhe nesër si pasojë e temperaturave të ulëta në veri, lindje dhe juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Gjatë ditës së sotme dhe nesër nuk priten reshje, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 2 / 10 °C, në vendet e ulëta: -2 / 10 °C, në vendet malore: -10 / 4 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
/k.s/j.p/