E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgatitje për sezonin turistik në Himarë, aksion pastrimi në plazhe dhe hapësira publike

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Strukturat përkatëse të bashkisë Himarë janë angazhuar që nga fillimi i javës në një proces të plotë sistemimi dhe pastrimi të gjithë vijës bregdetare.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo tha se aktualisht puna është përqendruar në zonën e Palasës, ku ndërhyrja po realizohet në mënyrë të organizuar, lagje pas lagjeje dhe rrugicë pas rrugice.

Tavo tha se po kryhet grumbullimi i mbetjeve urbane të depozituara në hapësirat publike.

Pjesë e aksionit është edhe pastrimi i bimësisë së egër dhe i degëve të pemëve, me qëllim përmirësimin e kushteve mjedisore dhe estetikës urbane.

Kryebashkiaku Tavo u shpreh se “ky aksion përbën pjesë të fazës së parë të përgatitjeve për sezonin e ri turistik, në funksion të garantimit të një mjedisi të pastër dhe të denjë për banorët dhe vizitorët”.

Bashkia e Himarës mbetet e angazhuar në shërbim të qytetarëve dhe turistëve duke u siguruar që plazhet dhe hapësirat publike të jenë të gatshme për sezonin veror.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›