E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje shiu dhe dëbore në vend, ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore e zinxhir

Temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe reshje dëbore në disa zona. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Boboshticë-Dardhë dhe në Kukës-Shishtavec

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve rrugore menjëherë pa sjellë probleme me qarkullimin.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thuhet në reagim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›