E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet dëmtuan argjinaturat/ Gjirokastër, specialistët: Nevojiten fonde të posaçme

Reshjet e dendura gjatë javëve të fundit kanë dëmtuar shumë argjinatura në vend.

Në qarkun e Gjirokastrës janë shënuar disa problematika në zona të ndryshme si pasojë e demtimit te argjinaturave mbrojtese prane lumenjve qe rrjedhin ne jug te vendit.

Specialisti i bordit te kullimit Niko Lici tha se situata me e veshtire ka qene ne Dropullin e Siperm dhe fshatin Mashkullore ku si pasoje e vershimit te ujit janë permbytur dhjetra ha toke bujqesore.

Lici thote se eshte e domosdoshme nderhyrja ne rehabilitimin e argjinaturave pasi ato jane ndertuar shume vite me pare ndërsa  jane evidentuar 10 pika te cilat konsiderohen me problematiket  dhe  per te nderhyre kerkohen fonde te cilat shkojne deri 2 milione  dollare.

Bordi kullimit ne Gjirokaster ka nderhyre pjeserisht ne disa zona qe kane shkaktuar probleme gjate viteve te kaluar pornderhyrja duhet te jete e plote dhe e mirefillte

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›