E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reshjet e dendura të shiut, nisin përmbytjet në Lezhë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në Lezhë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se situate është problematike për shkak të ujërave sipërfaqësore në disa lagje të qytetit.

Më shqetësuese përmbytjet ishin në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe në lagjen “Besëlidhja”, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke penguar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Si shkak i motit të keq ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›