VIDEO/ Shiu përmbyt rrugët e Durrësit, vështirësi në qarkullim

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në Durrës gjatë paradites së sotme.
Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, shiu ka përmbytur rrugët dhe ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, për shkak të motit të keq ka pasur edhe vonesa në nisjen e disa trageteve dhe është ndaluar lundrimi i anijeve të peshkimit.
Problem nga reshjet ka pasur edhe në Lezhe e qytete të tjera të vendit. /vizionplus.tv