Reshjet e dendura të shiut përmbytin disa lagje dhe rrugë të Durrësit

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika të shumta në qytetin e Durrësit. Si pasojë, uji ka përmbytur disa lagje dhe rrugë të qytetit, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.
Në disa zona janë raportuar bllokime të përkohshme të akseve rrugore, ndërsa shërbimet përkatëse ndodhen në terren për menaxhimin e situatës.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e prekura, deri në përmirësimin e kushteve.
/rtsh.al/