E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Blendi Gonxhja në ceremoninë e inaugurimit pas restaurimit të Kalasë së Bashtovës

Kalaja e Bashtovës, është kthyer në një pikë të rëndësishme të turizmit shqiptar. Si një nga sitet e trashëgimisë kulturore me rëndësi kombëtare ajo ka çelur dyert për të gjithë vizitorët e restauruar plotësisht.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë një ditë më parë në ceremoninë e rihapjes për publikun të kalasë së Bashtovës, pas restaurimit. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ai e cilësoi këtë investim si një dëshmi të përfitimeve që sjell bashkëpunimi me Bashkimin Evropian.

“Dje pasdite, Kalaja e Bashtovës, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë, u inaugurua e restauruar dhe e rikthyer në jetë falë mbështetjes së Bashkimit Europian nëpërmjet programit #EU4Culture zbatuar nga UNOPS.

Nga një monument i së kaluarës, Bashtova kthehet sot në një hapësirë moderne për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

Ky investim është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke dëshmuar se integrimi evropian sjell rezultate konkrete për qytetarët.

Me qendrën e vizitorëve dhe funksione të reja kulturore e turistike, Kalaja e Bashtovës është tashmë gati të shndërrohet në një pikë të rëndësishme të hartës së kalave shqiptare dhe të Ballkanit”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›