E Martë, 3 Nëntor 2026

“Rezultate mbresëlënëse në zgjedhje”, Antonio Costa mesazh Ramës: Mezi presi t’ju uroj në Tiranë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Costa thekson se rezultati në zgjedhje ishte mbresëlënës.

Më tej shprehet se mezi pret ta urojë nesër personalisht Ramën gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Postimi i Antonio Costa në X:

Urimet më të përzemërta, i dashur Edi Rama, për këto rezultate mbresëlënëse në zgjedhje.

Mezi pres të të uroj personalisht nesër në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›