E Hënë, 2 Nëntor 2026

Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri, anija “Cassiopea” gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin

Pas një pauze dymujore, operacionet për dërgimin e emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe në qendrat e ndërtuara në Shqipëri do të rifillojnë.

Anija patrulluese e Marinës italiane Cassiopea është aktualisht afër ishullit sicilian të Lampedusa dhe është gati të transferojë emigrantët në qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit, të cilat Italia i hapi tetorin e kaluar, shkruan Ansa.

Emigrantët, të cilët erdhën me dy anije vitin e kaluar (2024) në Shqipëri u kthyen sërish mbrapsht, pasi gjyqtarët italianë referuan rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Gjykata e Romës mori vendimin kundër qëndrimit të emigrantëve të kapur në det nga Italia, në kampet e ngritura në Shqipëri.

Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim, duke përfshirë Bangladeshin dhe Egjiptin./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›